Aplikacion
Megjithatë, a është “ngjitëse”? A mund të transmetohet nga një person tek tjetri?
Ankthi mund të jetë ngjitës, sipas një studimi të vitit 2014 i publikuar në revistën Psychoneuroendocrinology
Shkencëtarët e atij studimi arritën në përfundimin se të shohësh një njeri tjetër në gjendje stresi mund të shkaktojë çlirimin e kortizolit, i njohur edhe si “hormoni i stresit”, si një reagim i trupit. Ky fenomen, i quajtur “stresi empatik”, priret të jetë i zakonshëm në rastet e njerëzve të dashur në gjendje stresi, por mund të shfaqet edhe në rastin e një të huaji që vuan.
Sipas një analize të vitit 2013 në Current Biology, emocionet mund të transferohen nga një person tek tjetri përmes të ashtuquajturave “neurone pasqyrë”, qelizat e trurit që aktivizohen kur shohim dikë të bëjë diçka specifike. Praktikisht, kjo do të thotë që nëse, për shembull, dikush e sheh personin përballë tij të lodhur, ai mund të fillojë të ndihet i lodhur vetë. E njëjta gjë vlen edhe për ankthin, pasi gjendja e të sëmurit adoptohet në mënyrë të pavullnetshme.
“Nëse dikush i zë paniku, ai është në gjendje stresi. Paniku mund të transmetohet në komunitet, ashtu si frika apo ankthi, pavarësisht nëse ka një arsye për të”, shpjegon Joe Herbert, profesor i neuroshkencës në Universitetin e Kembrixhit.
Stresi si mjet mbijetese
Siç thotë ai, transmetimi i emocioneve është një mekanizëm i rëndësishëm mbijetese. “Aktivizon një përgjigje te të tjerët që mund të ndihmojë në zgjidhjen jo vetëm të një problemi personal, por të një të përgjithshëm,” vëren ai.
Ky transmetim i ndjenjave është një energji e nënndërgjegjeshme, sipas Perot, dhe nuk është një karakteristikë ekskluzive njerëzore. “Kafshët e tjera mund të perceptojnë emocionet e individëve të llojit të tyre. Për shembull, minjtë që shohin minjtë e tjerë duke kaluar një përvojë stresuese tregojnë një rritje të niveleve të hormoneve të stresit, edhe nëse nuk e përjetojnë drejtpërdrejt përvojën,” thotë ai.
Hulumtimi i vitit 2014 tregoi se stresi mund të jetë ngjitës. Nga ana e tij, Herbert konsideron se “çelësi” është të shihet stresi i ndarë në dysh: Stresi është i jashtëm ose i brendshëm. Për shembull, një problem financiar ose një sëmundje. Reagimi ndaj stresit është se si çdo person reagon, emocionalisht, por edhe fiziologjikisht (hormonet, presioni, etj.).
Anglia s’kënaq përballë Sllovenisë. Danimarka çon Serbinë në shtëpi dhe bëhet gati për Gjermaninë