zoom

Politikë

A e synon postin e Kryeministrit? Si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar për kryeministre në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ligjvënësja demokrate megjithatë ka theksuar se për të nuk ka rëndësi posti dhe se nuk duhen mbivendosur interesat personale.

Por, Tabaku shtoi se PD nuk është akoma në këto diskutime dhe duhet që t’ia lërë kohës, për t’u fokusuar tek njerëzit.

“Në qershor të vitit të shkuar dhashë dorëheqjen si zv/kryetare e Partisë nga ajo që kishte mbetur dhe e dhashë me tërë mend dhe bëra një propozim në atë kohë që një grup njerëzish ta marrin përsipër që të shkojmë me një ofertë në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve të mendojmë për lidershipin e partisë. Edhe sot unë këtë mendoj.

Dhashë dorëheqjen për të treguar se nuk ka rëndësi pozicioni. Nuk e dhashë dorëheqjen gjasme, por e dhashë me idenë që duhet të ikim nga interesat personale. Nuk e besoj që Partia Demokratike është akoma në këto diskutime. Le t’i lëmë kohë, kohës! Duhet të fokusohemi te njerëzit.

Po them që t’i lëmë kohë njerëzve të diskutojnë! E mendoj se duhet t’i lë lëmë kohë njerëzve dhe mendoj se Partia Demokratike ka nevojë për këdo në opozitë”, u shpreh Jorida Tabaku në Java News.