Aplikacion
Vaksinat shkaktuan rritje të nivelit të antitrupave, madje më shumë se pas marrjes së dozës së tretë. Gjetjet, të cilat qendra mjekësore tha se ishin të parat e këtij lloji në mbarë botën, janë paraprake dhe nuk janë publikuar ende.
Izraeli ishte vendi i parë që nisi fushatën e vaksinimit dhe muajin e kaluar miratoi dozën e katërt përforcuese për personat më të rrezikuar. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të reduktojë në pesë nga shtatë ditë periudhën e detyrueshme të karantinës për të infektuarit me Covid-19.