zoom

Aktualitet

“A do t’i fal nipërit dhe mbesën?”, motra e Pëllumb Metës: Në fillim të dalë e vërteta, pastaj…

Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka qenë përsëri sot e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, ku u pyet se a do t’i falë ndonjëherë nipërit, pas ngjarjes së kobshme, ku u vra vëllai i saj.

Ajo deklaroi se kërkon që drejtësia të zbardhë motivin e ngjarjes, ndërsa shtoi se më pas gjërat edhe mund të ndryshojnë.

“Unë dua që të dalë e vërteta dhe autorët të dënohen. Të dalë ajo e vërtetë që mua do më bindë, jo se më intereson mua, por unë e njoh shumë mirë vëllain tim. E vërteta do të dalë, edhe fëmijët do e kuptojnë se ku i ka futur nëna e vet dhe rrjedha më pas ndryshon.

Avokatë, ju lutem shumë kush ka interesin e xhepit, të mos merret me këto gjëra. Njerëz jemi, kur i ndodh diçka edhe një njeriu në rrugë, ne e ndihmojmë. Nëse vëllai im do ishte gabim, unë do thosha. Por, ai ka jetuar me monstrën 26 vite”, deklaroi motra e viktimës, Lutfie Muka.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy javë më parë në Shënavlash kur u zbulua trupi i pajetë në kasolle dhe i groposur i rojës 50-vjeçar. Fëmijët e deklaruan të zhdukur, por rezultoi se fillimisht vajza dhe më pas dy fjemtë, ishin implikuar në vrasjen me pistoletë të babait, pas sherrit në familje. Vajza dëshmoi pas arrestimit se babai donte ta fejonte me zor. /ZOOM.AL/