zoom

Lajme

A do ta zëvendësojë Man City Edersonin me Donnarumman?

A do ta zëvendësojë Man City Edersonin me Donnarumman?

Karriera e Gianluigi Donnarumma te Paris St-Germain duket se ka mbaruar pasi ai u la jashtë finales së Superkupës së UEFA-s të mërkurën kundër Tottenham, pas nënshkrimit të klubit me Lucas Chevalier nga Lille.

Pra, ku do të shkojë portieri i kurorëzuar si më i miri në botë këtë vit?

Burime nga Manchester City shprehen që lajmet se janë aktualisht në bisedime me Donnarumma-n janë spekulime. Ata nuk e kanë përjashtuar plotësisht një transferim, nëse numri një i City-t largohet, Ederson.

Por burime për BBC në PSG thonë se nuk do të habiteshin nëse ylli italian përfundon atje.

Kampionët evropianë i ofruan Donnarumma-s një kontratë të re këtë verë, por të martën trajneri Luis Enrique shpjegoi se tani po kërkon një “profil të ndryshëm” të portierit.

Agjenti i 26-vjeçarit, Enzo Raiola, shpjegoi se lojtari i kombëtares italiane i ofroi ulje të pagës për të qëndruar në Paris.

Ky është një pretendim i mohuar nga ata në Parc des Princes, të cilët besojnë se paga e ofruar do ta kishte bërë Donnarumman një nga portierët më të paguar në botë.