Aplikacion
Në stërvitjen e kësaj të premteje është kuptuar se mesfushori me origjinë shqiptare nuk ndjen më asnjë shqetësim dhe në këto kushte, është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, me gjasë do e aktivizojë titullar të shtunën, në çerekfinalen ndaj Anglisë. Ai është shprehur se gjendja e Xhakës është e mirë, por do presë deri para takimit me Anglinë për të vendosur.
31-vjeçari Xhaka ka luajtur minutat e plota, në të gjitha ndeshjet e Europianit deri më tani. /ZOOM.AL/