zoom

Lajme

FOTO/ A do i hiqet sot mandati i kryebashkiakut të Himarës? Beleri shfaqet në KQZ me pranga në duar

Priten debate të forta për kërkesën e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkohet largimi i Fredi Belerit si kryebashkiak dhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme në Himarë.

KQZ mbajti dje seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, por nuk arriti dot konkluzion, pasi pala mbrojtëse bëri kërkesë që i zgjedhuri vendor të ishte i pranishëm dhe të shprehej.

Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret sot në orën 10:30. Dhe pak para seancës së sotme, toga e shoqërimit të Policisë së Burgjeve solli në pranga kryebashkiakun.

Ai u pa i qetë, teksa hynte në ambientet e KQZ-së, ku do mbajë edhe fjalimin para marrjes së vendimit.

Beleri u dënua nga dy shkallët e GJKKO me 2 vite burg dhe Apeli dha verdiktin e formës së prerë.

Ai u dënua për akuzën e blerjes ë 8 votave me nga 50 euro në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, ku ai doli fitues nga qelia, pasi ishte arrestuar 2 ditë para votimit. /ZOOM.AL/