zoom

Lajme

A do dështojë Kombëtarja edhe në testin e Suedisë? Flasin statistikat, vetëm një herë…

Disfata me Kilin jo vetëm ishte e papritur në rezultat të thellë, por duket se ka prishur edhe ekuilibrat e ndërtuar prej një viti nga tekniku brazilian.

Frika mbetet se kuqezinjtë mund të dështojnë edhe në testin e radhës sot. Përballë kanë një kombëtare të fortë.

Kjo e sotmja do të jetë përballja e gjashtë në histori mes Shqipërisë dhe Suedisë. Në pesë takimet e para, suedezët kanë fituar tri herë, një herë ka përfunduar barazim dhe një fitore ka marrë Kombëtarja shqiptare.

Ndeshja e parë në kualifikuese botërori është luajtur në vitin 1988 në Tiranë, ku Suedia triumfoi 2-1, ndërsa për kuqezinjtë shënoi Ylli Shehu. Në ndeshjen e kthimit kualifikuese, Suedia fitoi sërish me shifrat 3-1 dhe golin e vetëm e realizoi Kushta me penallti.

Miqësorja e shkurtit 2004 në Tiranë mbaroi me fitoren 2-1 të Shqipërisë, ku shënoi Skela dhe Aliaj. Ndërkohë për kualifikuese botërori sërish kemi barazuar 0-0 në 2008 dhe në Suedi jemi mposhtur 4-1. Shënoi Salihi. /ZOOM.AL/