zoom

Të gjitha

Ka ndonjë kandidat ?! Vera Ora në kërkim të “dhëndrit” për vajzën

Me postimet e fundit në Instagram, shfaqet familja Ora duke kaluar disa ditë pushimesh në ishujt Hawaii. E kësaj radhe, si rrallë herë, bashkë janë të gjithë, përfshirë prindërit, Elenën dhe Ritën. Gjatë këtij pushimi familjar, nëna e këngëtares së njohur, Vera, “hallin” kësaj here e ka  tek vajza e madhe që vazhdon akoma të jetë beqare.

Se sa është gati për një burrë, pse jo edhe shqiptar, dashamir të çajit, e ka thënë Vera përmes një postimi në Instastory. Ajo e ka postuar një fotografi të Elenës me ‘tabak’ të çajit në dorë ku shprehet:

“Qe një çikë hazër, din me qitë çaj, zbritje deri në vikend”. E kur bëhet fjalë për Ritën, këngëtarja shqiptare, e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj dhe është përpjekur ta promovojë sa më shumë edhe jashtë vendit./L.K

/Zoom.al