Aplikacion
Mbretëresha ka aktruar përkrah Daniel Craigut në skeçin humoristik që është emetuar gjatë Lojërave Olimpike Verore të Londrës në vitin 2012.
Në një episod të emisionit “The Reunion”, prezantuesja Kirsty Wark ka folur me anëtarët e ekipit të produksionit që kanë punuar në ceremoninë hapëse të evenimenti, ku është shfaqur xhirimi.
Aty shfaqet Craig në rolin e agjentit 007 teksa e udhëheq mbretëreshën drejt stadiumit olimpik në Londër. “Mbretëresha kurrë nuk ia ka thënë familjes së saj se është duke e bërë atë. Ky ka qenë njëri prej kushteve kur ka pranuar të jetë pjesë e projektit”, ka rrëfyer menaxheri i produksionit, Sam Hunter. Njëherësh, ekipi i produksionit është dashur ta ruajnë sekretin edhe nga disa pjesëtarë të qeverisë./L.K
/Zoom.al
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?