zoom

Të gjitha

Çmendet Meghan Markle/ Veshjet e saj kushtuan një djall e gjysmë

Meghan Markle veshi  tre veshje nga tre stilistë të ndryshëm, të cilat në total mendohet se vlejnë mbi 10,300 euro në Holandë, ndërsa ajo iu bashkua Princit Harry për Lojërat Invictus në Hagë.

Gjatë paraqitjes së saj të parë të ditës për të parë ngjarje të atletikës, volejbollit dhe gjuajtjes me hark në Zuiderpark, Meghan zgjodhi një xhaketë sportive në vlerë 2,300 euro, të punuar nga stilisti amerikan Brandon Maxwell. Ajo e kombinoi me një palë xhinse blu dhe një palë atlete ‘Manolos’ në vlerë prej 550 euro, për aksesorë kishte syze dielli të markës ‘Valentino’ në vlerë prej 117 euro.

Meghan i shtoi pamjes me një unazë prej 1000 euro nga marka e argjendarisë “Shiffon”, të cilën ajo është parë teksa e mbante gjatë gjithë udhëtimit të saj dhe një gjerdan “Zodiac” që mendohet të jetë nga argjendaria me bazë në Los Angeles, Logan Hollowell.

Vizita e Meghanit në Holandë vjen pasi ajo dhe Harry zhvilluan bisedime sekrete me Mbretëreshën dhe Princin Charles në Kështjellën Windsor të enjten pasi u ndalën në Mbretërinë e Bashkuar gjatë rrugës për në Lojërat Invictus. Është hera e parë që Dukesha e Sussex-it ka shkelur në Britani që kur ajo dhe Harry u larguan si anëtarë të familjes mbretërore. Meghan e pa për herë të fundit Mbretëreshën në një shërbim të vështirë të Ditës së Komonuelthit më 8 mars 2020, ndërsa Harry nuk e ka parë gjyshen e tij personalisht që nga funerali i Princit Philip prillin e kaluar ./L.K

/Zoom.al