Aplikacion
Mirëpo, dyshja janë ndarë prej disa kohësh për herë të dytë, edhe pse u duk sikur Mozzik i dedikoi asaj një sërë tesktesh dhe këngësh duke i shprehur se shumë shpejt ata do të kthehen së bashku, sepse ndajnë “një engjëll” mes tyre.
“Ndoshta e kemi lyp se fillum m’i hip njëri-tjetrit n’kry veç me negativitet, i morëm senet shpejt e shpejt e shpejt, e krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi! Po thashë shpejt vjen koha do të kthehemi, se një ëngjëll në mes e kemi.”- thotë reperi në njërën prej këngëve të tij.
Madje, detaji i fundit që s’dimë nëse i shpëtoi apo deshën dhe na e treguan, tregon se ata janë bashkë dhe mund të jenë rikthyer me njëri-tjetrin.
Në postimet në InstaStory, Mozzik dhe Loredana kanë publikuar të njëjtën çantë dhe valixhe, duke treguar se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kaq u desh që fansat të besojnë se çifti i tyre i preferuar është rikthyer./L.K
/Zoom.al