Aplikacion
Ish-banori i Big Brother VIP ka folur për herë të parë mbi faktin që përfundoi i dyti në garën e madhe të këtij spektakli, si dhe për “ujërat e trazuar” në jetën e tij private.
Mbi të gjitha, aktori sikur dha indikacione se po përpiqet të rifitojë zemrën e ish-të dashurës së tij, pasi në një paragraf shkroi: “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu, nuk po flas për çmimin e madh”.
Ndërkohë, Semi Jaupaj, një tjetër ish-banore e Big Brother VIP, e cila njëherësh është shoqja e ngushtë e Borës, i ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram, teksa vëmendje mori një përshkrim i përzgjedhur në anglisht.
“Ti e di që nuk është njësoj siç ishte”, ka shkruar këngëtarja, një postim që disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale e konsiderojnë si mesazh për Donaldin./L.K
/Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë