zoom

Të gjitha

Loredana Zefi , imazhi i revistës gjermane “Tush”

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, tashmë dihet se prej vitesh jeton mes Zvicrës dhe Gjermanisë.

Bukuroshja me prejardhje nga Ferizaj zë shpesh kopertinat e revistave prestigjioze, siç ka ndodhur edhe kësaj radhe. Ajo ka pozuar së fundmi për revistën gjermane “Tush”, gjersa ka zgjedhur të shfaqet me veshje unike.

Loredana shfaqet duke mbajtur një glob ngjyrë të argjendtë, e me një bluze të tillë të shkëlqyer. Megjithatë, kjo duket se është hera e parë që ka pozuar për këtë revistë ndonëse ka qenë e pranishme në disa të tjera të njohura.

Krijuesja e hitit “Gjuj për to” muajve të fundit ka qenë më e fokusuar në karrierë e projekte të reja muzikore. Ajo ka paralajmëruar disa projekte që besohet se do të lansohen në vijim./L.K

/Zoom.al