Aplikacion
Një ndër pikat kryesore të cilat do trajtohen edhe ne Kongresin e datës 9 prill është dhe projekt-vendimi i shkarkimit të të gjithë kryetarëve të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë e vendit.
Sipas këtij projekt vendimi, hapet rruga për riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.
V E N D O S I:
1. Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
2. Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;
3. Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;
4. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;
5. Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
6. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.
/Newsboomb/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë