Aplikacion
Megjithëse të ndarë, ata i janë gjendur gjithmonë pranë të bijës dhe kanë lënë mënjanë çdo keqkuptim apo ‘hatërmbejte’ me njëri-tjetrin. Madje, që Renees të mos i mungojë asnjë nga prindërit, ata kanë shkuar gjithashtu me pushime së bashku.
Mirëpo, njerëzit sërish i kanë gjetur diçka për ta kritikuar Robert Berishën. Në llogarinë e tij në Instagram, moderatori i “Robi plaket kur don vetë” ka publikuar një foto me të bijën, ku shfaqet duke e puthur në buzë, teksa të dy janë në lëvizje e sipër e buzëqeshin me njëri-tjetrin.
Kaq u desh që të shpërthenin komentet kritikuese, ku e quanin ‘turp’ dhe ‘të ndaluar’ që prindi të puthë fëmijën e tij në buzë. Në fakt, Roberti as kësaj here nuk është mërzitur nga këto kritika, duke iu përgjigjur komenteve të shkruara.
“Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka”- ka thënë ai me ironi. Një herë tjetër, Robertin dhe Norën i kritikuan për faktin që e dërgonin vajzën në shkollë me një crop top (bluzë me barkun jashtë)./L.K
/Zoom.al