Aplikacion
Disa prej emrave që revista prestigjioze e modës, “Vogue”, ka zgjedhur t’i përfshijë në listën e veshjeve më të mira të ceremonisë “Grammy”, janë: Lady Gaga e cila dukej elegante me një fustan bardh dhe zi të markës, “Armani Privé”, dhe stoli prej diamanti nga “Tiffany & Co”.
Lenny Kravitz shkëlqente me stilin unik dhe seksi të një ylli të muzikës rok, i veshur me pantallona prej lëkure të kombinuara me këpucë me take, dhe një bluzë që ngjasonte me një rrjetë prej argjendi.
Jack Harlow dukej mjaft elegant i veshur me një kostum të zi të markës “Givenchy”, derisa Lil Nas X u shfaq në stilin barok me kostumin e mbushur me margaritarë të markës “Balmain”.
Kurse, aktorja dhe komediania, Tiffany Haddish, e përjetoi një eksperiencë divash e veshur me fustanin ngjyrë ari të markës, “Prada”./L.K
/Zoom.al