Aplikacion
Mësohet se Dumanit një plumb i kishte mbetur në shtyllën kurrizore, i cili sipas bluzave të bardha të Fierit ishte e vështirë që të hiqej aty. Po ashtu mësohet se Dumani ka pasur edhe një tjetër goditje, por që e ka kapur shkaras duke i gërvishtur vetëm pjesën e lëkurës.
Mësohet se Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje nuk është ankuar as nga dhimbjet që mund t’i shkaktonte plaga. Kanë qenë pikërisht mjekët ata që vendosën që i plagosuri kishte nevojë për ndërhyrje neurokirurgjikale të specializuar në Tiranë. Ai u transportua me një ambulancë, ndërsa pas saj udhëtonin dy furgona të RENEA-s.