zoom

Aktualitet

Vëllai i tij, bashkëpunëtor në vrasjen e vëllezërve Haxhia/ Kush është i plagosuri në Mamurras

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë e ndodhur gjatë natës në Mamurras.

Në një atentat pas një konflikti që dyshohet banal, kanë mbetur të plagosur Andi Skonjan 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Divan, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras.

Gentian Diva, i plagosur në këtë konflikt raportohet se është vëllai i Enver Divës, i cili është lënë në burg për shkak se akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në qytetin e Durrësit më 2020.

Në datë 17 qershor, Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020.

Xhixha nga fshati Larushk i Krujës dhe Diva nga Fushë-Mamurras,  para vrasjes së dyfishtë janë takuar me Nuredin Dumani që dyshohet se është porositësi i ekzekutimit.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela.

Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid-i. Për këtë arsye, Nuredin Dumani e mori vetë situatën në dorë. Dy ditë pas arrestimit gjykata vendosi masën e arrestit me burg për dy bashkëpunëtorët.

Si ndodhi konflikti në Mamurras?

Sipas policisë rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti Andi Diva, dhe Kastriot Leshaj, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur Andi Skonjan 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Divan, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras. Pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Policia ka mundur të arrestojë Andi Divan si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Kastriot Leshajt, 50 vjeç, banues në Mamurras. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një vajzë.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të arrestuar Andi Diva., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.