Aplikacion
Takimi ndërmjet ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në Departamentin amerikan të Shtetit. 30 maj 1998.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, duke dhënë dëshmi para një nënkomiteti të Senatit amerikan më 16 qershor 1998. Albright deklaroi para këtij trupi se ishte bërë pak përparim në Kosovë në bisedimet midis presidentit të atëhershëm rus, Boris Yeltsin, dhe liderët të asaj kohe të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në selinë e NATO-s në Bruksel më 8 dhjetor 1998. Gjatë takimit që u mbajt atë ditë, ministrat e Jashtëm të aleancës kishin diskutuar për Ballkanin dhe kishin hartuar një draft-strategji të re për këtë rajon. Situata në Kosovë, gjatë këtij takimi, ishte vlerësuar si çështje me shqetësim të lartë për NATO-n.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë një takimi me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova më 10 dhjetor 1998. Ky takim u mbajt në Francë, ku Albright ishte takuar ehde me presidentin e atëhershëm të Francës, Jacques Chirac, me të cilin kishte biseduar për përpjekjet e udhëhequra nga NATO për arritjen e paqes në Kosovë.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, së bashku me të dërguarin e atëhershëm të SHBA-së, Christopher Hill, ndërmjetësojnë takimin ndërmjet liderit të atëhershëm të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe përfaqësuesve të delegacionit serb të përbërë nga Ratko Markoviq dhe Nikolla Shainoviq. Ky ishte takimi i parë kokë më kokë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. Takimi u mbajt më 14 shkurt 1999 në Kështjellën e Rambujesë në Francë dhe erdhi pas ngecjeve në bisedimet e paqes.
Konferenca e fundit e përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit në bisedimet për Kosovën që u mbajt në Rambuje më 23 shkurt 1999. Përfaqësuesit ndërkombëtarë thanë se është arritur marrëveshje për një autonomi substanciale për Kosovën, pas bisedimeve midis përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, gjatë një takimi me këshilltarët e politikës së jashtme dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në Zyrën Ovale më 25 mars 1999, takim në të cilin u diskutua për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, duke biseduar me një oficer amerikan në bazën Petrovac në afërsi të Shkupit më 11 qershor, 1999. Albright kishte shkuar në Shkup vetëm pak kohë para se trupat e NATO-s të hynin në Kosovë.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë arritjes në aeroportin e Prishtinës më 29 korrik 1999. Albright, që ka luajtur rol kyç në vendimin që NATO të ndërhynte në çlirimin e Kosovës, gjatë kësaj vizite i kishte bërë thirrje serbëve që të mos largohen nga Kosova, por të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie multietnike.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, duartroket, teksa Madeleine Albright shikon zbulimin e bustit dedikuar saj në Prishtinë, që u zbulua në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Prishtinë, 12 qershor 2019./SI
KE: Ekonomia do të ngadalësohet në 2025 nga pasojat e emigracionit, më pak dhe turistë