Aplikacion
Ngjarja katërditore mbahet në parkun “Grant Park” në Chicago, nga 28 deri më 31 korrik. Lil Baby, Kygo, Machine Gun Kelly, J.Cole, Doja Cat, Kennyhoopla, grupi italian “Måneskin”, “Pom Pom Squad”, Charli XCX, King Princess, Sam Fender dhe Jazmine Sullivan, po ashtu do të performojnë në kuadër të festivalit.
Edhe një numër i madh i artistëve tjerë do të kenë rastin të performojnë në këtë skenë gjigante. Vitin e kaluar, “Lollapalooza” ishte një nga festivalet e para të përmasave të mëdha që iu rikthye organizimit tradicional, pas largimit të masave anti-COVID 19.
Qyteti i Chicagos u ofronte adhuruesve të muzikës bileta falas, për t’i nxitur për t’u vaksinuar. Festivali i famshëm, me 385 mijë njerëz, u pa si një sukses pasi zyrtarët shëndetësorë raportuan se nuk kishte asnjë prove të përhapjes së rasteve me koronavirus./L.K
/Zoom.al
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë