zoom

Të gjitha

Kylie Jenner flet për periudhën pas-lindjes

Pak kohë më parë, milionerja dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Kylie Jenner ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, Wolf Webster.

Ajo ka folur për herë të parë mbi periudhën e pas-lindjes, të cilën ajo e konsideroi mjaft të vështirë. Nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e saj të “Instagram”, themeluesja e “Kylie Cosmetics” tha se dëshiron të ndihmojë të gjitha mamatë që nuk e kanë përjetuar e përballuar mirë këtë periudhë duke ndarë dhe vetë eksperiencën e saj sfiduese.

“Dua t’i them të gjitha mamave që po kalojnë periudhën pas lindjes se nuk ka qenë e lehtë. Është shumë e vështirë. Për mua personalisht ka qenë pak më e vështirë me djalin tim. Nuk është e lehtë fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht”,- u shpreh ajo për ndjekësit.

Jenner tha se ajo kishte ushtruar presion mbi veten, por thjesht duhej t’i kujtonte vetes se ajo krijoi një njeri të tërë – një djalë të bukur të shëndetshëm./L.K

/Zoom.al