zoom

Të gjitha

The Power of the Dog”, “Dune” triumfojnë në BAFTA Awards

Me një ceremoni luksoze në sallën “Royal Albert Hall” në Londër, u shënua edhe edicioni i 75-të i ndrjes së çmimeve kinematografike, “British Academy of Film Awards”.

Drama e Jane Campionit, “The Power of the Dog”, e fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes, atë “Filmi më i mirë”, kurse filmi fantastiko-shkencor, “Dune, i cili udhëhoqi me më së shumti nominime, arriti të triumfoi në gjithsej pesë kategori të cilët i verësonin kryesisht efektet speciale, xhirimet dhe muzikën e një filmi.

Regjisorja nga Zelanda e Re, Jane Campion, po ashtu triumfoi në kategorinë “Regjisorja më e mirë”.

“Filmi më i mirë britanik” u shpall projekti biografik i aktorit dhe regjisorit Keneth Branagh, “Belfast”, ndërsa çmimi për “Filmin më të mirë të huaj” shkoi për projektin japonez, “Drive My Car”. Ky film është nominuar edhe për çmimin prestigjioz “Oscar” si dhe po konsiderohet favorit për t’u shpërblyer në kategritë, “Filmi më i mirë i vitit” dhe “Fimi më i mirë i huaj”.

Me çmimin “Filmi më i mirë i animuar” sivjet u nderua projekti i vlerësuar lartë nga publiku, “Encanto”, si dhe muzikanti i njohur me emrin artistik, Questlove, e fitoi çmimin “Dokumentari më i mirë” për projektin e tij të fundit, “Summer of Soul”.

Çmimi “Aktorja më e mirë” sivjet shkoi për Joana Scanlanin, e cila u vlerësua për performancën e saj në filmin “After Love”, ndërsa ylli hollyëoodian Will Smith triumfoi në kategorinë, “Aktori më i mirë”.

“BAFTA” u prezantua nga aktorja komike australiane, Rebel Wilson, kurse të pranishëm në ceremoni ishin disa prej emrave më të njohur të kinematografisë, si Salma Hayek, Lady Gaga, Emma Watson, Florence Pugh, Aaron Sorkin, Ariana DeBose, Benedict Cumberbatch, Kenneth Branagh, Kodi Smit-McPhee, Daisy Edgar-Jones, Daniel Kaluuya, Millie Bobby Brown, Regé Jean-Page, RuPaul, Sebastian Stan dhe Tom Hiddleston./L.K

/Zoom.al