zoom

Aktualitet

“Po i bën varrin këtij populli”/ Fotografi Feliks Bilani nga protesta

Prej një ore ka nisur protesta tashmë në ditën e tretë t saj kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Nga sheshi përballë kryeministrisë fotografi Felix Bilani u shpreh se është në dorën tonë të vazhdojmë të jemi skllevër apo të lirë.

“VKM-të janë pjesë e varrit që po i bën këtij populli. Do vendosim të jemi të lirë apo skllevër? Piktori do vazhdojë të bëjë numrat e tij, por a jemi ne të gatshëm të dalim para tij?”

Ndërkohë protestat po vazhdojnë në shumë qytete ku në Durrës ka pasur edhe konfrontime me policinë e cila ka filluar që tani shoqërimet.