zoom

Aktualitet

Çmimet në stratosferë, përplasje në Korçë qytetarët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë

Protesta e ditës së sotme në Korçë po shoqërohet me përplasje mes qytetarëve dhe policisë, ku ata kundërshtojnë rritjen e çmimeve.

Në pamjet shihet se qytetarët po tentojnë që të thyejnë kordonin e policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në rrethrrotullimin e qytetit, atje ku po mbahet edhe protesta, janë bllokuar shumë mjete në trafik, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë.

Ndërkohë, protestës i janë bashkuar edhe fermerët e qarkut të Korçës. “Nafta u ngrit, plehrat po ashtu. Çdo të bëjmë më me këtë shteti. Nuk mbjellim dhe korrim dot. Ti ulë taksat në maksimum se s’po bëhet gjë.”, tha një prej fermerëve.