Aplikacion
Qytetarër janë përplasur me policinë së cilës iu shtuan edhe forcat e FNSH-së me maska kundragaz.
Policia ka shoqëruar disa të rinj ndërkohë që dëgjohen brohorima “turp, turp”.
Protesta kundër rritjes së çmimeve ka paralizuar kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Rrugët e Tiranës janë mbushur me qytetarët që iu kanë bërë thirrje dhe të tjerëve t’iu bashkohen.
Protesta është përhapur në të gjithë kryeqytetin dhe qytetarët kanë bllokuar të dyja anët e Unazës së Vjetër. Disa janë ulur në tokë dhe kërkojnë uljen e çmimit të karburanteve.
Protestuesit iu kanë bërë thirrje shoferëve të fikin makinat dhe t’iu bashkohen në protestë për rritjen e çmimeve.