Aplikacion
Paraditen e kësaj të enjtje në pamundësi për të ardhur pasdite në Tiranë, në Shkodër dhe në Vlorë qytetarët kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës.
Studentët e fakultetit të Shkodrës janë bërë bashkë në këtë protestë, ku kërkojnë të gjithë të rinjve që të bashkohen larg politikës, për të mbrojtur xhëpat e tyre dhe të familjarëve.
Ditën e djeshme është zhvilluar një protestë për rritjen e çmimeve, sot jemi mbledhur sëbashku me bashkëmoshatarët kundër rritjes së çmimit të naftës. Nëse nga Vau i Dejës biletën e ka pas 2 mijë lekë të vjetra, tashmë duhet që të paguajë 3 mijë lekë të vjetra. Këto çmime bien në xhepat e gjithsecilit prej nesh dhe të familjeve tona, por në pamundësi për të ardhur në Tiranë dhe për të protestuar sot jemi mbledhur bashkë për të dhënë një mesazh për të gjithë studentëve, se ne nuk vijmë në shkollë për të blerë buk dhe cigare por për ty arsimuar”, ka thënë një nga studentët.
Gjithashtu protesta janë zhvilluar edhe në Vlorë ku qytetarët janë shprehur kundër rritjes së çmimeve ku theksojnë se e kanë të pamundur të përballojnë një kosto të tillë.
Qytetarët për disa minuta kanë bllokuar qarkullimin në aksin Vlorë-Skelë.