Aplikacion
Pasha Lee ishte vetëm 33 vjeç u bashkua me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur vendin e tij të lindjes nga pushtimi rus.
“Gjatë 48 orëve të fundit, patëm mundësi për t’u ulur dhe për të hedhur një foto teksa po bombardohemi, dhe ne po buzëqeshim, sepse ne mund ta përballojmë atë, dhe gjithçka do të jetë Ukrainë. Ne po punojmë!”, ka shkruar aktori në Instagramin e tij dy ditë më parë.
Kujtojmë që lufta ruse në Ukrainë ka hyrë në ditën e 12-të, ndërsa ende nuk ka shenja paqeje. Këtë të hënë pritet raundi i tretë i bisedimeve mes dy palëve, por deri tani nuk është dhënë asnjë detaj./L.K
/Zoom.al