Aplikacion
Gazetari Charles Stratford i Al Jazeera-s, teksa po raportonte nga Orikhiv, tha se dëgjoi shpërthime në afërsi të qytetit, të vendosur përgjatë korridorit humanitar që supozohet të lejojë kalimin e sigurt të civilëve nga Mariupol në Zaporizhzhia.
“Të gjitha provat tregojnë se në gjysmë orën e fundit ky armëpushim mund të mos jetë më në veprim, mund të jetë prishur,” tha Stratford, duke raportuar përpara një rruge boshe.