Aplikacion
PËRMIRËSON HUMORIN
Përqafimi është një ilaç i mirëfilltë kundër depresionit. Në fakt, të përqafojmë dhe të na përqafojnë janë dy veprime që çlirojnë dopaminën brenda organizmit, duke favorizuar kështu prodhimin e endorfinave. Për të përfituar këtë efekt të jashtëzakonshëm, është e rëndësishme të mësoni të lini veten të përqafoni duke relaksuar të gjithë muskujt e trupit.
ZBUT ANKTHIN
Kur zemra fillon të rrahë fort dhe ndjeni se po ju kap ankthi, “zhytuni” në një përqafim, pasi mund të qetësoheni. Përqafimi është një mbështetje e mirëfilltë psiko-sociale, e cila na mbron nga tensioni, nga situata ankthi dhe stresi të cilat mbërthejnë fort rutinën tonë. Ky është përfundimi i studimeve të ndryshme, ndër të cilat edhe një studim i fundit amerikan i botuar në revistën “Psychological Science”.
MBRON NGA SËMUNDJET
Përqafimi funksionon përsosmërisht edhe si forcues i sistemit imunitar. Na mbron nga i ftohti dhe nga sëmundjet, duke rritur mbrojtësit e trupit, si rrjedhojë e rritjes së temperaturës së trupit, e cila na lejon të përthithim mirëqenien e personit që na përqafon, falë veprimit të neuroneve pasqyrë.
LARGON DHIMBJEN E KOKËS
Migrena, dhimbja e kokës, dhimbja e qafës… po shtohen dita-ditës personat që vuajnë nga dhimbja e kokës. Cilado qoftë natyra e dhimbjes, kriza të herë pas hershme, apo edhe dhimbje të përkohshme, dhimbja e kokës mund të qetësohet falë përqafimit. Efekti pozitiv varet nga veprimi i neuro-transmetuesve, të cilat janë ilaçe natyrale që ndikojnë sistemin nervor, duke qetësuar kështu dhimbjen.
TERAPI KUNDËR DHIMBJEVE MENSTRUALE
Çlirimi i endorfinave që çlirohet ndërkohë që përqafojmë dikë, kryen një efekt të mirëfilltë terapeutik në rastin e dhimbjeve menstruale. Prodhimi i endorfinave stimulon punën e neuro-transmetuesve, të cilat kanë të njëjtin efekt me ilaçet, veprojnë mbi dhimbjet. Veç kësaj, përqafimi ul tensionin dhe ndihmon në qetësimin e muskujve, duke zvogëluar kontraktimin muskulor dhe për pasojë edhe shtrëngimet prej menstruacioneve (dhe jo vetëm).
RRIT FUQINË E TRURIT
Të përqafojmë dikë bën të mundur që hemisferat cerebrale të sintonizohen dhe t’i japin jetë një sinkronizimi të mirëfilltë. Ky mekanizëm joshës, të cilin ekspertët e kanë zbuluar nëpërmjet elektrocefalogramës, shton fuqinë e trurit, duke përmirësuar kështu përqendrimin, nivelin e vëmendjes dhe aftësinë e të mësuarit.
FORCON VETËBESIMIN
Përqafimi stimulon prodhimin e oksitoksinës dhe serotoninës: në këtë mënyrë përmirëson mirëqenien trupore dhe emotive. Oksitoksina dhe endorfinat veprojnë më së miri në nivelin e vetëbesimit, duke forcuar dhe shtuar sigurinë në vetvete. Ndjesia e dashurisë dhe e afërsisë empatike të çliruara nga përqafimi bëjnë të mundur që ky reagim fiziologjik pozitiv të forcohet edhe më shumë.
Kosova e arrestoi vite më parë, Marko Djuriç merr detyrën e ministrit të Jashtëm të Serbisë