zoom

Politikë

Kryediplomati i BE-së: Ndaleni menjëherë luftën!

Bashkimi Evropian po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, tha të enjten kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Kjo luftë duhet të ndalet tani. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Unë bëj thirrje për krijimin e menjëhershëm të korridoreve humanitare,” shkroi Borrell në Twitter.

Borrell shtoi se blloku po qëndron në krah të Moldavisë, e cila po pret më shumë se 20,000 fëmijë refugjatë që ikin nga lufta.