Janë disa personazhë të famshëm që në një mënyrë ose tjetër të “imponojnë” t’i besosh sekretet e bukurisë sepse është vetë lëkura, pamja dhe fiziku i tyre në tërësi që flet më shumë se gjithçka tjetër. Një nga rutinat më interesante për t’u dëgjuar është ajo e Victoria Beckham.
Ikona e modës është plot 47-vjeç, por përtej gjenevë, zakonet e përditshme të bukurisë e kanë bërë të duket siç duket sot! Çfarë bën zonja Beckham për të qëndruar në formë?
- Nuk heq dorë nga masazhet e fytyrës!
- Nuk harron të përdorë kremra/vajra natyralë sa herë del nga dushi!
- Rregulli numër 1 është hidratimi. Beckham s’del nga shtëpia nëse s’ka lëkurë të hidratuar.
- Kujdesi për thonjtë dhe kutikulat është detaj shumë i rëndësishëm i pamjes së saj!
- Eshtë fanse e maskave për sytë
- Kujdesi i saj për lëkurën nis nga brenda-jashtë.
- Victoria përdor vetëm nuancat rreth nude-it për buzët, sepse kështu duken më të plota.
Epo këto janë disa prej këshillave që ylli i modës ua jep ndjekësve të saj për të qenë në formë perfekte si dhe për të patur një shëndet sa më të mirë./L.K