Opinionisti Arbër Hajdari ka shprehur mendimin e tij për takimin e shumë përfolur mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani, kjo e fundit sipas Hajdarit ka rrezikuar shumë duke u bërë pjesë e programit. Hajdari në spektalin e ‘Post Big Brother VIP’ gjithashtu shprehu dyshimet e tij mbi vërtetësinë e lidhjes së re që Donaldi krijoj brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.
“Bora ka rrezikuar shumë duke marrë pjesë në program aq më shumë duke dhënë puthjen. Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej, të paktën sa të mbaronte ky program. Më është dukur e çuditshme edhe lidhja e re, edhe për mënyrën si u krijua, edhe hyrja e e Triksës në finale se sjellja e Donaldit ishte e ftohtë, kurse Triksa më është dukur e sinqertë”, tha Arbri.