Aplikacion
Çifti i famshëm Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë vendosur t’i vijnë në ndihmë refugjatëve të Ukrainës që po zhvendosen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës.
Reynolds premtoi nëpërmjet një postimi në Tëitter se do të dhuronte 1 milion dollarë teksa do t’i bashkohej donatorëve të tjerë, për t’iu gjendur pranë personave që po luftojnë për të mbijetuar.
Duke qenë se brenda 48 orëve Ukraina po boshatiset dhe njerëzit nuk kanë një çati për t’u strehuar, veprat e bamirësisë janë ato që duhen më shumë këtë kohë. Presidenti ukrainas tha më tej se ai është gati për negociata, por refuzoi takimin me grupin negociator në Bjellorusi.
Kujtojmë se një ditë më parë Miley Cyrus si dhe një sërë aktorësh të tjerë bënë thirrje për armëpushim pasi një luftë e tillë do të hapi plagë në të gjithë botën./L.K