Aplikacion
Njoftimi i Federatës Çeke të Futbollit:
“Federata Çeke e Futbollit, bashkë me Suedinë dhe Poloninë, bën thirrje për transferimin e ndeshjeve të muajit mars nga Rusia.
Kjo proçedurë rezultoi nga një takim i përbashkët i menaxhementit të federatave çeke, suedeze dhe polake të enjten.
Të tre federatat, të cilat mund të vijnë në Rusi në muajin mars për ndeshjet e Kupës së Botës, ndërmorrën këtë hap në funksion të zhvillimit alarmues të konfliktit ushtarak nga Rusia në Ukrainë.
Këto federata të përmendura më lart, shprehin qëndrimin e tyre të qartë, që ndeshja në kuadër të kualifikimit për në Kupën e Botës nuk duhet të luhet në Rusi. Ata gjithashtu nuk synojnë të udhëtojnë në Rusi dhe të luajnë ndeshjen e planifikuar atje për arsye sigurie.
Federatat e Çekisë, Suedisë dhe Polonisë, i bëjnë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s të veprojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, të cilat duhet të përfshijnë mundësitë se kur dhe ku mund të luhen ndeshjet e marsit.”
Fotbalové asociace České republiky, Švédska a Polska požadují přesunutí březnových utkání kvalifikace o postup na mistrovství světa z Ruska.
? https://t.co/u0H5vCuCBW pic.twitter.com/k3aPGAVtbJ
— Česká fotbalová reprezentace (@ceskarepre_cz) February 24, 2022
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë