zoom

Bota

Cilët janë aktorët e njohur që do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas

Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë treguar edhe një herë bujarinë e tyre pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Të shtunën, aktori 45-vjeçar zbuloi se ai dhe gruaja e tij Blake, 34 vjeç, do të japin donacionet deri në 1 milion dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në mbështetje të refugjatëve ukrainas.

“Në 48 orë, ukrainas të panumërt u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje”, shkroi Ryan në një postim në Twitter.