Aplikacion
“Vera për ne është kundra intuitive; kur është pushim për shumicën, ne punojme me mjete të rënda”, deklaroi ai asokohe, duke shtuar se Bashkia e Tiranës po shfrytëzonte sezonin veror për ndërtimin e veprave publike, ndaj dhe kishte prani të shtuar të betoniereve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e kryeqytetit.
Kthimi i gjithë kësaj situate në një problematikë të madhe për drejtuesit e mjeteve, rëndimi i trafikut dhe presioni mediatik do ta shtynin Veliajn të vendoste ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda gjatë ditës. Një vendim ky që do të shkelej që në nisje të tij, ku Zoom.al denoncoi jo pak raste flagrante.
Më 12 janar, Veliaj do të shprehej se vendimi i tij po sillte ndryshime pozitive. Si për ironi të fatit, në të njëjtën ditë regjistrohet një tjetër shkelje, e denoncuar në redaksinë tonë.
View this post on Instagram
“Ndalimi i betoniereve ka dhënë rezultate në uljen e trafikut, vendimi është i drejtë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranë.
Sot, Zoom.al zotëron një tjetër video, në të cilën betonierja qarkullon rrugëve të kryeqytetit.
View this post on Instagram
Duket se vendimi në fjalë nuk po zbatohet, duke ngritur një pikëpyetje të madhe: a po sfidojnë ndërtuesit Veliajn, apo ky i fundit po përdor 2 standarde duke favorizuar një pjesë?
(Shënim: Edhe dy raste të tjera të denoncuara nga Zoom.al së fundmi, saktësisht më 20 dhe 24 shkurt).
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë