zoom

Bota

Flakë tmerri! Dita e katërt e sulmeve në Ukrainë/ Shpërthen depoja e naftës

Rusia ka nisur ditën e katër të sulmeve të tmerrshme raketore në Ukrainë. Predha të shumta ranë në të gjithë vendin pas pushtimit në orët e para të së enjtes, ndërsa beteja për kryeqytetin ukrainas, Kiev, u shtri edhe në ditën e katërt.

Qielli mbi qytet u ndez në portokalli, ndërsa zhurmat e forta, që mendohet se ishin nga raketat balistike ruse, u dëgjuan gjithandej. Shpërthimet mendohet se kanë ndodhur në jugperëndim të Kievit.

Sipas CNN, shpërthimet kanë ndodhur pranë aeroportit dytësor të Kievit, Boryspil International. Raketat ruse goditën një vend depozitimi të mbetjeve bërthamore në periferi të kryeqytetit, ka konfirmuar Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës.

E kjo ka ngjallur frikën se njerëzit mund të ekspozohen ndaj materialit radioaktiv.

“The Kyiv Independent” raportoi se një depo nafte është hedhur në erë në Vasylkiv, rreth 25 metra në perëndim të Kievit.

Banorët në kryeqytetin ukrainas u paralajmëruan se depoja e djegur po lëshonte tym helmues, e si pasojë duhej që të mbanin dritaret e shtëpive të mbyllura dhe të mbuloheshin.

Kryebashkiakja i Vasylkiv, Natalia Balasynovych u shpreh se qyteti kishte pësuar goditje të rënda, por u zotua se rusët nuk do të fitonin. Ajo tha se “armiku dëshiron të shkatërrojë gjithçka përreth, por ai nuk do të ketë sukses. Prisni!”.