zoom

Të gjitha

Princi William dhe Kate Middleton mesazh për Ukrainën: Ne qëndrojmë me ju

Princi William dhe Kate Middleton i kanë dërguar Ukrainës një mesazh solidariteti në një deklaratë të rrallë politike. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit thanë se “qëndrojnë me Presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa luftojnë me guxim për të ardhmen e tyre”.

Postimi është shoqëruar me një foto të çiftit nga takimi me udhëheqësin e Ukrainës. Mesazhi u pa si i rëndësishëm pasi familja mbretërore në përgjithësi nuk komenton çështjet ndërkombëtare pasi supozohet të qëndrojnë politikisht neutral.

“Në tetor 2020 ne patëm privilegjin të takojmë Presidentin Zelensky dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës. Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës, ndërsa ata luftojnë me guxim për atë të ardhme.”, thuhet në deklaratë.

Mbështetja nga çifti mbretëror vjen një ditë pasi Princi Harry dhe Meghan, të cilët janë larguar si anëtarë të familjes mbretërore, dërguan gjithashtu një mesazh mbështetjeje. /M.C/