Aplikacion
Sipas të përditshmes Variety fotot e publikuara nga shërbimi i shtypit presidencial i Ukrainës treguan fituesin e Oskarit duke marrë pjesë në një konferencë për media në zyrën presidenciale në Kiev ndërsa ushtria ruse pushtoi vendin.
“Penn erdhi posaçërisht në Kiev për të regjistruar të gjitha ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ukrainë dhe për t’i treguar botës të vërtetën për pushtimin e vendit tonë nga Rusia. Sean Penn është mes atyre që mbështesin Ukrainën.
Vendi ynë i është mirënjohës atij për një shfaqje të tillë guximi dhe ndershmërie”, tha zyra presidenciale në një deklaratë të përkthyer në faqen e saj në Facebook.
Penn i cili është bërë një aktivist i profilit të lartë për çështje humanitare dhe politike gjatë koferencës foli me figura politike dhe ushtarake ukrainase si dhe me gazetarë rreth asaj që po ndodh sot.
Penn udhëtoi më parë në Ukrainë në nëntor, duke takuar ushtrinë. Variety raporton se dokumentari i Penn ishte për Vice Studios, në bashkëpunim me Vice World News dhe Endeavour Content. / L.K