Aplikacion
Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me Jorida Tabakun, ku i ka thënë se nuk do i përgjigjet më pyetjeve të saj, pasi po shkel ligjin dhe po i komenton përgjigjet duke u larguar nga objektivi i komisionit.
Pjesë nga debati:
Tabaku: Aktrimin e lëmë jashtë sallës. 100 milionë euro pagesa.
Rama: Kam kaq kohë që e shpjegoj, ju tani bëtë një fyerje. Po ju them për herë të fundit, o bëni kryetaren e komisionit e zbatoni ligjin dhe kur më jepni fjalën më lini të mbaroj, ose nëse do ta bëni me jo aktrimi, jo propaganda, jam i gatshëm. E kam pas një komision hetimor këtu unë, me sjellje inkuizicionale. O bëj pyetjen e prit përgjigjen me durim, ose fyej, por se cfarë të pret pastaj nuk i dihet.
Tabaku: I vetmi që fyeni jeni ju.
Rama: Kur kam fyer?
Tabaku: Me këtë ton mund t’iu drejtoheni vartësve tuaj.
Tabaku: Do dëgjoni 51 pyetjet që kam.
Rama: Do i dëgjoj por jo tu përgjigjem se flisni për lloj lloj gjërash. E keni rrokanisur. Kjo quhet bullizëm ndaj dëshmitarit.