zoom

Aktualitet

(FOTO) Gërmuan për 20 ditë! Si do të grabitej banka Credins në Tiranë

Dalin në dritë detaje të reja nga tentativa e grabitjes së bankës Credins në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet, e zbuluar dy ditë më parë nga policia e Tiranës.

Tuneli është i thellë më shumë se 3 metra. Në brendësi të tij, autorët hynin nëpërmjet një shkalle.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar autorët, të cilët futeshin në tunel të veshur me jelekë fosforeshentë si punonjës mirëmbajtjeje, që të mos binin në sy.


Dyshohet që autorët të kenë pasur një hartë, e cila i ka orientuar saktësisht ku duhet të ndërhynin në tunel për të mbërritur te banka.

Ata kanë punuar rreth 20 ditë. Pasi kanë arritur të çajnë betonin në një diametër rreth 1 metër kanë depërtuar në një shtresë me gur,  ku po gërmonin dheun. Inertet i shpërndanin përgjatë tunelit ekzistues të betonuar.


Nuk dihet nëse kanë pasur informacion edhe për planimetrinë e bankës, të cilën synonin të grabisnin./BW