Aplikacion
Erion Veliaj tha se kishte marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të dhënë dakordësinë për Inceneratorin e Tiranës. Ai tregoi para komisionit një VKB -Vendim të Këshillit Bashkiak, me numër 106.
Por kryetarja Tabaku zbuloi se kjo shkresë kishte të bënte me miratimin e Buxhetit të Bashkisë dhe nuk ishte autorizim për Veliajn që të negocionte për Inceneratorin.
“Veliaj genjeu ne betim. Ne relacion propovohet qe Veliaj i referohet nje vendimi te Keshilli Bashkiak te muajit shtator 2017, nderkohe qe Veliaj i ka hapur rruge Inceneratorit ne mars 2017”, tha Tabaku.
Tabaku i kujtoi Veliajt se gënjeshtra nën betim përbën vepër penale, një vepër që dënohet me gjobë ose burgim. Seanca është shoqëruar me debate dhe tensione mes Veliajt dhe Tabakut.