zoom

Politikë

LIVE/ Erion Veliaj dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

Ka nisur në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët ,dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca u çel me tensione që në minutat e para mes Veliajt dhe kryetares së Komisionit, Jorida Tabakut.

Ditën e djeshme, Komisioni zhvilloi seancë maratonë, për më shumë se 13 orë. Mbledhja e Komisionit Hetimor nisi rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 01:00 të natës, ku për më shumë se 13 orë dëshmuan mbi aferën e inceneratorëve zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Mbledhja u shoqërua me debate e tensione të forta, ku u paraqitën për të dëshmuar kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Postime të lidhura