Aplikacion
”Wolf Webster” shkruan Kylie.
Wolf erdhi në jetë më 2 shkurt. “2/2/22” shkroi ajo në foton ku dukej dora e të porsalindurit.
“Ajo është përpjekur prej kohësh që Stormi të ketë një vëlla ose motër. E do shumë mëmësinë dhe është më shumë se e lumtur që është sërish shtatzënë. Gjithë këtë periudhë e ka kaluar me miqtë e ngushtë dhe familjarët.”- u shprehën pak kohë më parë burimë për People.
Në fakt, Kylie dhe Travis kanë folur për një bebush të dytë pak muaj pas ardhjes në jetë të Stormi-it.
“Unë sigurisht që dua më shumë fëmijë, por pyetja është se kur? Unë dua të kem 7 vajza dhe pastaj mund të konsideroj një djalë.”- u shpreh Kylie kur Stormi ishte ende 7 muajshe, pa e ditur se pak vite më vonë do të vinte një bebush.