zoom

Bota

“S’ju shpëtojmë dot”/ Biden jep alarmin: Amerikanët të largohen nga Ukraina

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë, të cilët kanë mbetur në Ukrainë, që të largohen menjëherë nga vendi, duke përmendur kërcënimet e shtuara të veprimeve ushtarake ruse.

Biden tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët, nëse Moska pushton Ukrainën. Ai paralajmëroi se “situata mund të çmendet shpejt” në rajon. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit.

Por ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.

Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe”, për t’u siguruar që ish-fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Situata ka ndryshuar dhe ngjarjet mund të precipitojnë me shpejtësi”, tha ai.

I pyetur nëse kishte një skenar të mundshëm që mund ta bënte atë të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët që po lënë vendin, zoti Biden u përgjigj:

“Nuk ka. Do të ishte luftë botërore, nëse amerikanët dhe Rusia fillojnë të hapin zjarr ndaj njëri-tjetrit. Jemi në një botë më të ndryshme nga ç’kemi parë ndonjëherë më parë”, tha ai.