Aplikacion
Policia bën me dije se në orët e vona të natës, 33-vjeçari merrte para, laptopë, biçikleta dhe pajisje të ndryshme në banesa dhe lokale dhe pastaj ia shiste 59-vjeçarit me iniciale L.SH.
View this post on Instagram
Për pasojë, ky i fundit është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.
Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar tre aparate celulare, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe sende të tjera që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.
Rastet e vjedhjeve:
* Më datë 03.01.2022, në rrugën “Prokop Mima”, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në dyqanin me administratore shtetasen B. H.;
* Më datë 10.01.2022, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit F. K.;
* Më datë 12.01.2022, në rrugën “Gjergj Elez Alia”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa pajisje në dyqanin e shtetases Xh. D.;
* Më datë 15.01.2022, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop, në dyqanin e shtetases S. R.;
* Më datë 15.01.2022, në rrugën “Reshit Çollaku”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.;
* Më datë 16.01.2022, në “Rrugën e Kastriotëve”, dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një shumë parash në dyqanin e shtetases B. M.;
* Më datë 25.01.2022, në bulevardin” Zogu I”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e një kompanie;
* Më datë 26.01.2022, në rrugën “Mine Peza”, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A. R.;
* Më datë 26.01.2022, në “Rrugën e Bogdanëve”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. L.;
* Më datë 27.01.2022, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se ka dy laptopë në studion e shtetasit E. G.;
* Më datë 28.01.2022, dyshohet se ka tentuar të vjedhë dyqanin e shtetasit F. K.;
* Më datë 29.01.2022, ne rrugën “Gjin Ndue Shpata”, dyshohet se vjedhur një laptop në studion e shetasit L. F.