Aplikacion
Berisha tha në fjalën e tij se Kuvendi nuk mund të heshtë për këtë çështje, ku përfshiu gjithashtu edhe kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Sipas Berishës, Shqipëria duhet të dërgojë fishekë dhe municione në Ukrainë.
“Çfarë është kjo marko-qeveri dhe ky narko-parlament që nuk thotë një fjalë të vetme? A rrihet në këtë parlament apo jo, më thoni mua? Jo nuk rrihet. Natyrisht, por jam këtu për t’i shprehur solidaritetin tim të plotë në emër të PD, kombit ukrainas, jam këtu për të ngritur zërin, për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit.
Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund tu dërgohen atyre, por argati i Beogradit jo më kot hesht dhe pengu i tij, natyrisht i paqenë, por ju zotërinj deputetë duhet të ngrini zërin se përfaqësoni PD jo Lul bravën.
Nuk mundet këtu të dominojë Beogradi. E kam ngritur dhjetëra herë ‘Ballkani i hapur’ është hegjemoni serbe dhe influencë ruse. Le të vijnë ata të dy njëherë këtu të japin llogari për këtë. Edhe kur mungojnë, mungojnë së bashku”, tha Berisha.