zoom

Aktualitet

“S’do e harroj kurrë atë moment”/ Flet dëshmitari i ekzekutimit të shqiptarit në Ekuador

Një ekzekutim barbar tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Guajakil në Ekuador, ku viktimë mbeti 34-vjeçari shqiptar, Egys Dasho.

Ngjarja ndodhi në një restorant të famshëm në parkun e populluar Joaquin Jose Orrantia.

Për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur në vend i riu nga Durrësi, kanë folur disa dëshmitarë.

“Dy autorët hipën mbi motorr dhe u larguan me shpejtësi marramendëse. Lokali u boshatis menjëherë pas të shtënave, pasi vranë shqiptarin, ata qëlluan dhe disa herë majtas e djathtas si për të trembur të pranishmit. Nuk do e harroj kurrë momentin e vrasjes,” shkruajti një dëshmitar në Twitter. 

Personi shkruan se atentatori dhe një person tjetër të hipur në motorr u larguan me shpejtësi pas krimit dhe kanë shtirë sërish me armë zjarri duke detyruar shumë familjarë të largohen me shpejtësi. Ai shton se momentin e vrasjes nuk do ta harrojë asnjëherë.

Njëri prej autorëve mbante një buqetë me lule, kurse tjetri kreu vrasjen. Plagët në pjesën ballore kanë rezultuar fatale për 34-vjeçarin nga Durrësi.