zoom

Të gjitha

E frikshme! Avioni del nga pista pasi po ulej në Greqi

Një avion ka dalë nga pista në aeroportin “Eleftherios Venizelos” pasditen e sotme teksa po kryente uljen. Shkak u bënë erërat e forta që po qarkullonin në zonë.

Kompania e fluturimit “Olympiaki” raporton se avioni ART42 600 nuk ka pësuar asnjë dëmtim, ndërsa 20 pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjatë fluturimit të OA 024 nga Athina në Milos të avionit ATR42 600, pas uljes dhe ngadalësimit të shpejtësisë në pistë në pistë, për shkak të erërave të forta që qarkulluan rreth aeroportit, avioni devijoi për pak metra jashtë pistës. Të 20 pasagjerët në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kompania jonë po merr të gjitha masat për kontrolluar avionin”, shkruhet në njoftimin e kompanisë “Olympiaki”.

B